Nga Morina: Mbi 15 mijë pushuesit kosovarë dynden drejt bregdetit

Shqiptarët e Kosovës iu drejtuan masivisht bregdetit shqiptar në fundjavën e fundit të verës.

Mbi 15 mijë persona me mbi 5 mijë mjete hynë vetëm në orët e para të mëngjesit nga Pika kufitare e Morinit.

Fluksi krijoi radhë kilometrike në kufi para se të vërshonin në rrugën e kombit drejt plazheve nga veriu në jug.


Pamja që mori bregdeti i Shëngjinit të shtunën e fundit të verës

E gjitha vija bregdetare është populluar nga pushues, ku dominojnë shqiptaret e Kosovës

Afërsia me kufirin eshtte nje nga arsyet pse Shëngjini mbetet destinacion kryesor për shqiptarët e Kosovës.


Por të shumtë janë ata që i drejtohen edhe jugut.

Numër i shtuar i pushuesve në krahasim me ditët e javës u shënua edhe në plazhet e Vlorës e Sarandës.

Shqiptarët e Kosovës konsiderohen shpëtimtarët e sezonit mes pandemisë së koronavirusit, në kohën kur pushuesit e huaj janë të paktë.

Ndërsa fluksi që mbetet i lartë ka rritur shpresën se sezoni do të shtrihet edhe përtej gushtit

https://youtu.be/ACx9XIpDrj4
https://youtu.be/yr1hT8wa-wo

Vendi morine Aktualitet rradhe milot-lezhe pushes kosovare bllokim qarkullimi

EMISIONET