Mbrëmjen e djeshme, në përballjen mes Portugalisë dhe Suedisë, Cristiano Ronaldo shënoi dy gola, të cilët i dhanë fitoren luzitanëve.

Kështu ai shkoi në kuotën e 101 golave me kombëtaren.

Pavarësisht këtij suksesi, Ronaldo, u shpreh se stadiumet pa tifozë i japin trishtim dhe shpreson që çdo gjë t’i kthehet normalitetit

“Stadiumet pa tifozë janë të trishtueshëm. Personalisht jam mësuar edhe me vërshëllimat e tifozëve jashtë fushe, pasi më japin forcë. Sigurisht që shëndeti është mbi gjithçka, por një stadium pa tifozë është si një cirk pa kllounin apo si një kopsht pa lule. Shpresoj që brenda pak muajsh gjithçka të rikthehet në normalitet, sepse pa tifozët, futbolli është i trishtë. Tani që e di se stadiumet janë bosh, bëj ushtrime meditimi, para ndeshjeve”, u shpreh sulmuesi i mirënjohur portugez.