“Bateritë janë plotësisht të karikuara për të qenë në gjendje të kthehemi më të fortë dhe më të motivuar se kurrë për të ndjekur qëllimet ambicioze sezonale që kemi te Juventus, jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë. Deri në fund”.

Paralajmërimin për rivalët e bën vetë Cristiano Ronaldo.

Një pushim i shkurtër që do ta kujtoj gjithmonë për shumë arsye të mira“, shkruan në Instagram CR7, teksa i referohet çmimit të marrë në “Globe Soccer Awards”, “Kohë të mira dhe kujtime të mira me familjen time, miqtë e mi dhe timen”

“Por tani është koha të kthehemi në punë”.

Portugezi riafirmon dëshirën e tij për rinisjen e kampionatit ku më 3 janar Juventus përballet me Udinesen e më pas me Milanin kryesues.

Ambicia e Ronaldos është e qartë: Scudetto dhe Champions League.

Sa do t’ia arrijë? Kjo mbetet për tu parë….

/a.r,OraNews