Ronaldo i pikëlluar nga vdekja e Maradonës: Humba një mik, bota humbi një gjeni

Vdekja e parakohshme e legjendës të futbollit argjentinas Diego Armando Maradona, tronditi të gjithë botën.

Një reagim pikëllues ka bërë edhe portugezi Cristiano Ronaldo. Juventini ka shkruar se ka humbur sot një mik, ndërkohë që shton se bota humbi një gjeni që u largua herët.

Sot i them lamtumirë një miku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të madh. Njërit prej më të mirëve.Një magjistar i pashembull. Praktikisht u largua herët, por po lë një trashëgimi ka kufinj dhe një boshllëk që nuk do të plotësohet kurrë. Pusho në paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruan Cristiano Ronaldo përkreh fotos me Maradonën.

Maradona u nda nga jeta pasditen e sotme pas një infarkti në zemër. Pak ditë më parë ai kishte bërë një ndërhyrje në kokë për shkak të një mpiksje gjaku.

Bota Sport Lajme Futboll Cristiano Ronaldo diego armando maradona

EMISIONET