Pas testit të djeshëm Cristiano Ronaldo, edhe pse asintomatik, rezultoi sërish pozitiv ndaj Covid-19. Për këtë arsye rritet akoma më shumë ankthi nëse ylli portugez do të jetë i gatshëm ose jo për sfidën e së mërkurës në Champions League kundër Barcelonës e Lionel Messit.

Teorikisht, CR7 mund të rikthehet në fushën e lojës që të dielën në Serie A, kundër Hellas Verona. Sot mbyllen dhjetë ditët e detyrueshme të karantinës dhe nëse tamponi i ardhshëm del negativ, Andrea Pirlo mund të bazohet edhe në shërbimet e tij, shkruan “Corriere dello Sport”, raporton Ora News.

Por pasiguria sigurisht që ekziston në kampin bardhezi. Me një virus të tillë nuk mund të bëhen parashikime. Po të shtosh këtu edhe rastin e Dybala, të cilit iu deshën plot 46 ditë për të kaluar pandeminë., përcjell Ora News.

Fakti që portugezi është asintomatik ka bërë që Juventus ti dërgojë një dosje shëndetësore Protocol Advisory Panel, institucioni i UEFA-s që merret me këto çështje, për të parë nëse do të marrë Ok-in për ndeshjen e së mërkurës apo jo.

/a.r, OraNews