Në moshën 35-vjeçare, Cristiano Ronald vijon të shkëlqejë në fushën e blertë duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.

Dy golat kundër Suedisë i dhanë atij “çmimin” si golashënuesi më i mirë europian me 101.

Portugezi ka shënuar kundër 41 skuadrave, por 5 prej tyre mbeten tabu për të.

Bëhet fjalë pikërisht për 4 gjigantët si Brazili, Anglia, Franca dhe Gjermania, por mes tyre qëndron dhe Shqipëria.

Ronaldo ka luajtur të paktën 3 ndeshje kundër këtyre kombëtareve, por asnjërës nuk ka arritur t’i shënojë.

Pikërisht ndaj Shqipërisë Ronaldo është përballur 4 herë, 2 herë në Portugali dhe 2 herë në Elbasan. Shqipëria madje në njërën prej tyre ka arritur ta mposhtë Portugalinë në Lisbonë, 0-1 me gol të Bekim Balajt.