Roma dhe Juve ndahen në paqe, Marash Kumbulla e nis titullar

Roma dhe Juve ndahen në paqe, Marash Kumbulla e nis titullar

Roma dhe Juve janë ndarë në barazim 2-2 në ndeshjen e dytë të Serie A, me Marash Kumbullën që e nisi këtë takim si titullar.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për vendasit me Veretout që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 31 nga penallti.

Dy minuta para fundit të takimit do ishte radha për Ronaldon nga krahu tjetër që do shënonte me 11-metërsh, teksa kur po mendohej se pjesa e parë do përfundonte me rezultatin 1-1, Veretout shënon goli e dytë personal dhe golin e dytë për Romën.

Në pjesën e dytë Juventus mbeti me 10 lojtarë në minutë e 62 pasi Rabiot mori kartonin e dytë të verdhë.

Por, kjo nuk e ndali Ronaldon që të barazonte rezultatin në minutën e 69-ë.

Pas dy ndeshjesh Juve ka 4 pikë, ndërsa Roma ka vetëm një pikë.

Sport Lajme Futboll serie a Kumbulla

EMISIONET