Autoritetet italiane të Guardia di Finanza-s kanë sekuestruar në portin  e Brindisit një ngarkesë mallrash të falsfikuara të ardhura nga Shqipëria.

Në një automjet të tonazhit të rëndë, i nisur nga Shqipëria, janë gjetur 1350 komplete pune me markën e falsifikuar “made in Italy”.

Veshjet ishin prodhuar në Shqipëri sic e dëshmonte dhe dokumenti i tyre shoqërues, por mbanin etika me stampën  “Made in Italy”.

Po ashtu në një traget të linjës Shqipëri-Itali, po në Portin e Brindisit, janë gjetur gjashtë ora dore Rolex të mbështjella në një qese plastike e të braktisura në ambientet e tragetit.

Orët ishn falso, ndërsa sipas Guardi Di Finanzas, janë braktisur nga frika e kontrollit që po kryhej në anije.

Të dy ngarkesat e mallrave falco të ardhura nga Shqipëria janë vënë nën sekuestrim penal. 

Drejtuesi i atuomjetit dhe kompania e prodhimit të këtyre veshjeve në Shqipëri janë denoncuar nga Autoritetet Gjyqësore italiane duke i akuzuar për importim mallrash të falsifikuara e tregues falco i origjinës së prodhimit.

Ndërsa në rastin e orëve Rolex është bërë një denoncim ndaj personave të panjohur me akzuën e futjes e tregtimit në territorin italian të mallrave kontrabandë e me marka të falsifikuara.

(Foto ilustruese)