Një kompani bioteknike e Tajvanit thotë se ka zhvilluar një robot testues që mund të përpunojë me saktësi më shumë se 2,000 rezultate të testeve të koronavirusit në ditë.

Kompania TCI me bazë në Taipei thotë se roboti i saj QVS-96 është skaneri i parë i virusit plotësisht i automatizuar. Ai përdor tre krahë robotikë për të manipuluar sasi të mëdha të ekzemplarëve të provës të trajtuara zakonisht nga teknikë të shumtë të laboratorit.

Shefi i mbikëqyrësit të TCI Arvin Chen thotë se makina mund të përpunojë një raund fillestar prej 96 ekzemplarësh në tre orë e gjysmë dhe, më pas, mund të përpunojë 96 ekzemplarë çdo 60 deri në 70 minuta. Kompania thotë se QVS-96 arrin të njëjtat standarde sigurie dhe cilësie si çdo laborator.

Chen sugjeron që QVS-96 mund të vendoset në aeroportet kryesore metropolitane, në vende të tilla si Neë York City ose Singapore. Ai thotë se me 100 prej makinerive të provës robotike që operojnë, “Këto aeroporte mund të rinisin plotësisht fluturimet e tyre dhe t’i lënë pasagjerët të udhëtojnë të sigurt dhe të kthejnë ekonominë e vendit.”

TCI thotë se QVS-96 është programuar gjithashtu për të zbuluar gripin dhe për ta diferencuar atë nga koronavirusi i cili mund të jetë vendimtar në kombet e hemisferës veriore në muajt e ardhshëm.

Kompania kohët e fundit njoftoi një marrëveshje globale të shpërndarjes për ta bërë QVS-96 të disponueshëm në të gjithë botën. Në fillim të këtij viti, makina u regjistrua zyrtarisht në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave

Kompania thotë se QVS-96 aktualisht po përdoret në një përzgjedhje të agjencive qeveritare, Qendrat Tajvane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe tre spitale në Tajvanin verior dhe qendror.