Roberto Saviano: “Roma sot në duart e mafies shqiptare”
Vrasja e shqiptarit Selavdi Shehaj 38 vjec, tipike mafioze, e cila po hetohet nga Antimafia e Romës, ka risjellë në fokusin e dabatit publik rolin e kriminalitetit shqiptar në kryeqytetin italian Romë.
Shumë herë në raportet e Antimafias italiane grupet kriminale shqiptare me veprim në Romë janë cilësuar ndër më të fuqishmet me lidhje e bashkëpunime të ngushta biznesi me mafian romane e degët e mafias kalabreze në kryeqytetin italian.
Vrasja e Selavdi Shehaj identike nga mënyra e ekzekutimit të pak muajve më parë të Fabrizio Piscitelli, kryeultrasi i tifozerisë laciale e ndër eksponentët e mafias romane, është analizuar nga shkrimtari dezident italian Roberto Saviano, që kriminalitetin shqiptar me veprim në Itali e ka pasur shpesh në fokusin e analizave të tij.
Në një shkrim të publikuar në të përdishmen italiane La Reppublica ai thotë se "pas vrasjes së Piscitellit e kapjes e burgosjes së Carminatit, kreu të basndë së Magilanës, fuqia e kriminale e Romës ka kaluar në duart e familjeve shqiptare."
"Ngjarja që ndodhi në plazh, në sytë e të gjithëve e pa asnjë përgjigje nga shoqëria civile apo një debat politik , është përgjigja se Roma me të gjitha efektet është një territor në duart e mafias", shkruan ai.
"Fuqia e mafias autoktone romane ka kaluar në duart e familjeve mafioze shqiptare. Pas dhjetë vitesh me veprim në territor, ato janë shëndërruar sot në mafien e re romane, e janë operativ e efikas pasi mbështeten në lidhjet familjare mes tyre", shkruan Saviano.
Sipas tij "vrasja në Torvajanika ishte ndaj një djali me precedent penal për drogë e klanet e Tiranës e Shkodrës menaxhojnë drejtpërdrejtë aferat e shitjes së saj në tregjet romane, kontrollohjnë ngarkesat e drogës e kanë një rol ndërmjetës të privilegjuar me klanet histroike ndraghetiste e ato kampane, të cialt i furnizojnë me marijuanë me cmime mjaft të mira duke mbajtur monopolin e këtij trafiku."
Shkrimtari Roberto Saviano, thotë se priste një përrgjigje politike nga një ngjarje e tillë, e vrasjes së një personi në mes të ditë, në sy të të gjithëve e në mes të plazhit.
"Por politika ka qënë e gabuar në këto vite, shkruan ai. Është përpjekur ta trajtojë mafian romane si një problem anësor, kur në fakt ajo është një pjesë qëndror e sektorit publik. Politika ka lejuar që këto fenomene të shihen si folkloristike, pasi këto grupe u sjellin një sërë votash në zgjdhjet administrative. E Roma është sot toka e mafias, ose më mirë toka e mafieve" Përfundon shkrimtari italian analizën e tij në të përditshmen La Repubblica.