Aktori i madh i skenës shqiptare Robert Ndrenika feston sot 79-vjetorin e lindjes.Urime të shumta kanë vërshuar në drejtim të tij ditën e sotme nga mbështetës, artistë, miq e familjarë.

Ministrja e kulturës, Elva Margariti nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka uruar aktorin dhe i ka shprehur falenderime për kontributin e dhënë në kinematografinë shqiptare.

I urojmë sot jetë të gjatë të madhit të skenës dhe ekranit shqiptar, Robert Ndrenika! Mes qindra rolesh, e vështirë të zgjedhësh vetëm një të dashur, sepse çdonjëri prej tyre është i skalitur deri në detaj. Faleminderit mjeshtër dhe gëzuar!“-shkruan Margariti.