I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, artisti Robert Aliaj u shpreh se nuk e ka parë Tiranën si një qytet të bukur.

Aliaj: Tiranën nuk e shoh si një qytet të bukur, nuk e kam parë asnjëherë. Nuk besoj se ka qenë ndonjëherë i bukur, ka qenë shumë provincial, ka mbetur i tillë. Është qytet pa histori.

Në fakt jam optimist për këtë qytet, nuk besoj se duhet që patjetër t’i ngjajë Parisit. Në llojin e vet, Tirana ka entuziazmin e vet. Tirana po ndryshon për njerëzit për të cilët ka sens ndryshimi.