Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi është treguar i prerë ndaj qeverisë dhe jo vetëm

Kreu i Shtetit ka shkruar se mbi Kushtetutën është vetëm populli, ndërkohë që zgjedhjet e 25 prillit i ka konsideruar si ditë e referendumit popullor kundër sistemit.

Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur.

Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.

KUSHTETUTA mbi të gjitha.

MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI”, shkruan Meta.