Të dy kanë qenë dhe do të mbeten legjenda të futbollit, por në fushën e blertë kanë qenë “rivalë” të njëri-tjetrit.

Ikja e parakohshme e Diego Maradonës, ka trishtuar shumë edhe brazilianin Pele.

Në një dedikim për argjentinasin, Pele ka shkruar se ka humbur një mik, teksa i prekur ka shtuar se shpreson që një ditë të luajnë bashkë në qiell.

Çfarë lajmi i trsihtë. Unë humba një mik dhe bota humbi një legjendë. Ka ende shumë për të thënë, por tani Zoti i dhëntë forcë familjes së tij. Një ditë, shpresoj që mund të luajmë të dy në qiell”, shkruan Pele.

Maradona u nda nga jeta ditën e sotme, pas një ataku në zemër.