Rita Orës 'i vjen keq' për thyerjen e rregullave të izolimit në festën e ditëlindjes së saj

Rita Orës 'i vjen keq' për thyerjen e rregullave të

Rita Ora thotë se ajo është "thellësisht e penduar" për thyerjen e rregullave kufizuese të Covid 19, për të festuar 30 vjetorin e lindjes.

Këngëtarja thotë se ka marrë pjesë në një festë në një restorant në Londrën perëndimore të shtunën.

"Duke pasur parasysh kufizimet, e kuptova se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë," shkroi ajo në një story në instagram.

Është raportuar se deri në 30 persona ishin në mbrëmje, megjithëse ajo e përshkruan ngjarjen si një "festë të vogël". Ajo thotë se ishte një vendim i "nxitjes së momentit"-raporton BBC

Policia Metropolitane e Londrës konfirmoi se oficerët shkuan në restorantin Casa Cruz pas një raportimi në lidhje me një shkelje të mundshme të rregullave kufizuese

"Më vjen shumë keq për thyerjen e rregullave dhe nga ana tjetër e kuptoj që kjo i vë njerëzit në rrezik,"-tha këngëtarja

EMISIONET