Rita Ora përballë ligjit, këngëtares i faturohet gjoba e majme pasi theu rregullat anti-Covid në ditëlindjen e saj

Rita Ora përballë ligjit, këngëtares i faturohet gjoba e

Dy ditë më parë Rita Ora festoi 30 vjetorin e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare organizoi një super festë ku në të cilën morën pjesë 30 persona.

Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe Rita është akuzuar për shkelje të rregullave të vendosura për shkak të situatës të pandemisë në të cilën jemi duke kaluar.

Këngëtarja, mendohet  të ketë ftuar 30 miq në një restorant në Notting Hill, Londër, për të festuar ditën më të bukur të sajën deri në orët e para të mëngjesit.

Kjo festë është organizuar pas vendimeve të marra nga qeveria për parandalimin e Covid-19.

Midis të futarëve të pranishme ishin dhe  modelet Cara dhe Poppy Delevingne , si dhe ylli i TOwIE, Vas Morgan, dhe motra e Ritës, Elena.

Në fotot e publikuara nga "The Sun" shihen mysafiret dhe stafi teksa hynin përmes një dere anësore prej metali duke mbajtur çanta akulli.

Një moment policët janë parë duke u përpjekur për të zbuluar çfarë po ndodh brenda restorantit duke u përpjekur të hapnin derën metalike.

Restorantet në Londër aktualisht janë të mbyllura dhe ata që shkelin rregullat mund të përballen me gjoba të majme.

EMISIONET