Rita Ora me pushime në Greqi, familja e Dua Lipës me pushime në Ksamil

Pak ditë më parë bëri bujë lajmi se, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora po pushonte në një resort në Greqi, ku qëndrimi për një natë kushtone jo pak por 22 mijë dollarë.

Rita po pushonte së bashku me të dashurin e saj, Romain Gavras, e menjëherë pas këti lajmi, ndjekësit masakruan Ritën për faktin se përse nuk vinte për pushime në vendin tonë, por në Greqi.

Sakaq nga ana tjetër, familja e Dua Lipës, këngëtare me famë ndërkombëtare, nuk harrojnë Shqipërinë.

https://www.instagram.com/p/CEJWbhgh9pp/?igshid=13pdt9h6d9rk2

Dukagjin Lipa, një yll pas Dua Lipës, babai i kësaj të fundit dhe njëkohësisht menaxheri i saj, ka marrë me vete familjen dhe po pushon në Shqipëri.

Locationet që ai ka vizituar dhe ka zgjedhur t'i ndajë me ndjekësit e tij ne Instagram, Ksamil dhe zonat perreth.

EMISIONET