Rita Ora jep mesazhin e fortë për të gjitha vajzat shqiptare: Vazhdoni përpara dhe sundoni botën

Rita Ora jep mesazhin e fortë për të gjitha vajzat shqiptare:

Dita e sotme, 11 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Vajzave dhe të shumta kanë qenë ato vajza të cilat kanë shpërndarë mesazhe frymëzuese dhe inkurajuese për të gjitha vajzat e tjera kudo ku janë.

Edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora i është bashkuar kësaj dite dhe ka dhënë një mesazh për të gjitha vajzat shqiptare.

E ftuar nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani , Rita ka mbajtur një fjalim të shkurtër përmes një video. Rita i ka inkurajuar të gjitha të ndjekin rrugën që ato dëshirojnë dhe të kenë besim të plotë tek vetja.

Në fund të mesazhit ajo ka falenderuar familjen e saj që e kanë mbështetur në çdo vendim dhe hap që ka bërë.

Përshëndetje! Jam Rita Ora. Pavarësisht se a vendos të bëhesh këngëtare, balerin, atlete, piktore, aktore apo shkencëtare, mjeke, ti duhet të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh. Kjo i ndihmon vajzat dhe gratë në Kosovë dhe në mbarë botën të besojnë tek vetja dhe të kuptojnë që i kanë aftësitë, njohuritë e duhura dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

I jam shumë mirënjohëse familjes time dhe shoqërisë që më kanë mbështetur në përzgjedhjen time në karrierë deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica dhe planifikoj të vazhdoj kështu në mënyrë që të frymëzoj dhe motivoj jo vetëm veten por shpresoj dhe shumë vajza gjithandej. Vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Dhe mbani mend ju keni fuqinë për ta bërë këtë”- shprehet ajo në mesazhin e saj.

https://www.instagram.com/p/CGNWhtQnS0R/?utm_source=ig_web_copy_link

EMISIONET