Rita Ora, imazh i kompanisë Thomas Sabo

Kompania Thomas Sabo ka zgjedhur si ambasadore të markës këngëtaren nga Kosova me famë botërore, Rita Ora.

Këngëtarja Rita Ora ka prezantuar koleksionin e ri vjeshtë/dimër 2020 të kësaj kompanie.

Koleksioni i quajtur “Magjia e Bizhuterive”, paraqet një mori dizajnesh të reja argjendi të pastër.

Pamja e tyre është një homazh për natyrën, mitet e tyre magjepsëse dhe simbolikën tërheqëse.

Kompania  ka publikuar një foto në faqen zyrtare në Instagram, ku vihet re Rita Ora teksa reklamon bizhuteritë e koleksionit të ri.

Linjat e koleksionit “Thomas Sabo X Rita Ora: The Magic Garden” është në dispozicion që nga 1 Shtatori 2020 ekskluzivisht në dyqanet e Thomas Sabo dhe në faqen tyre të webit.

Në foto: Postimi në instagram i kompanisë Thomas Sabo

EMISIONET