Rita Ora i jep fund beqarisë?

Në muajin korrik u zbulua lidhja e re e Rita Orës me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. Dyshja kaloi pushimet së bashku, mirëpo ata janë kujdesur që të mos shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik.

Së fundmi ajo ka ndezur spekulimet se është fejuar pasi u fotografua me një unazë  në gishtin e fejesës.

Këngëtarja e “Girls”, 29 vjeçare, dukej në humor të mirë ndërsa po largohej nga restoranti meksikan ‘Taqueria’ në Notting Hill, Londër.

Rita dukej me plot stil në një xhaketë të zezë teksa ishte e shoqëruar nga motra Elena dhe miqtë e tyre.

Dukjen e kompletoi me një palë tuta sportive të zeza, një kapelë dhe maskë të po së njëjtës ngjyrë.

Sidoqoftë ishin aksesorët e bukuroshes bjonde ata që me të vërtetë tërhoqën vëmendjen, duke treguar se ishte një unazë me gurë safiri në gishtin e martesës.

EMISIONET