Përkohësisht.

Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka vendosur të shkëputet përkohësisht nga rrjeti social më popullor në botë, Instagram.

Mos u shqetësoni sepse asgjë nuk ka ndodhur me Ritën, ajo i është bashkuar nismës së “Digital Detox Day” e cila synon që të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale të bëjnë një pauz, për të përmisëuar shëndetin e tyre mendor.


Rita postoi në rrjetin e saj social nje foto ku shfaqej pa makeup dhe u shpreh se dhe ajo do të ndalojë për një periudhë kohore së përdoruri rrjetet sociale.“Unë jam duke u fikur për shëndetin tim mendor me IAMWHOLEUK në Digital Detox Day”, shkroi Rita.