Rita Ora: Qëndroni në linjë, diçka po vjen

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka shijuar disa ditë të mira pushimi në Korfuz të Greqisë.

Në foto: Rita Ora / instagram

E shoqëruar nga miqtë dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras, 29-vjeçarja duket se po shijon ditët e nxehta.

Së fundmi, këngëtarja me origjinë nga Kosova ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaq pamjen e tonifikuar të trupit në disa poza të realizuara mbi shkëmbinj.

Në mbishkrimin e fotografisë, Ora thotë se ka një arsye të veçantë se pse i ka dhënë vetes kaq kohë pushim. Ajo shton se kjo ka të bëjë me faktin se ka punuar shumë për projekte të reja që mezi pret që të jenë gati për fansat.

“Në jetë duhet të jetoni në moment dhe të jeni mirënjohës për të tashmen dhe gjithçka që qëndron para jush, jo pas jush! Kam pasur një nga udhëtimet më të mahnitshme ndonjëherë. Nuk mund të pres që t’ju tregoj të gjithëve pse e bëra këtë pushim dhe atë që unë dhe ekipi im kemi qenë duke ‘gatuar’ për ju të gjithë! Është kaq emocionuese! Qëndroni në linjë! Diçka po vjen”, shkroi Rita Ora në Instagram.

Thuhet se Rita Ora se gjatë periudhës së karantinës  ka punuar vazhdimisht për këngë të reja, së bashku me miqtë e saj, me të cilët qëndroi e izoluar për muaj të tërë në një fshat në Londrën Jugperëndimore.

https://www.instagram.com/p/CEFgU7SDhdW/?utm_source=ig_web_copy_link
Postimi i plotë i Rita Orës / instagram

EMISIONET