Rita Ora dhe Dua Lipa pjesë e eventit madhështor

Disa ditë më parë u zbulua lista e plotë me nominimet e MTV EMA për këtë vit. Artistja me origjinë shqiptare , Dua Lipa, u nominua në kategoritë “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” për zonën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Por në eventin madhështor nuk do të jetë vetëm Dua Lipa e pranishme nga shqiptarët e famshëm. Së fundmi Rita Ora ka zbuluar se edhe ajo do të bëhet pjesë e MTV EMA-s, por do të ketë një rol tjetër. Këtë gjë e kanë bërë të ditur të dyja këngëtaret përmes rrjeteve sociale.

Rita ka treguar se ajo do të prezantoj këtë vit në event dhe është shprehur shumë e lumtur për këtë fakt. 

Megjithatë kjo nuk është eksperienca e parë për Ritën si prezantuese në këtë event, sepse edhe në vitin 2017-të ajo u përzgjodh për të drejtuar në Wembley Arena. Këtë vit MTV EMA do të mbahet në datë 8 nëntor dhe performancat do të xhirohen në disa vende të ndryshme të Europës.

EMISIONET