Kryeminsitri Edi Rama po zhvillon një takim me kryebashkiakët e Partisë Socialiste.

Takimi ka nisur prej orës 11:00 dhe po zhvillohet te salla e hartave në kryeministri.

Të pranishëm në mbledhje janë edhe Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, dhe Sekretari Organizativ, Arben Pëllumbi.

Fokusi është te Partia Socialiste, zgjedhja e strukturave e forumeve të reja si dhe fushata zgjedhore.

Ditën e djeshme (7 korrik), kryeministri Rama pati një takim me deputetët sipas qarqeve, ku u tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme zgjedhore.

Kjo ka qenë një kerkesë e opozitës së bashkuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme vendore, ndërkoqë që deklaroi se të gjithë duhet të bëheshin gati sepse në zgjedhjet e ardhshme mund të shkohet pa koalicione zgjedhoe.

Ndiqni raportimin e gazetares së Ora News, Fjorela Beleshi.

Lexo edhe: Rama, kryebashkiakëve: Nuk ka pushime, vijoni punën dhe takoni njerëzit në çdo zonë