Rindërtimi/ Soko: Janë 13 mijë shtëpi për tu ndërtuar, kemi dorëzuar vetëm 70

Rindërtimi/ Soko: Janë 13 mijë shtëpi për tu

I ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora, ku po flitet mbi bilancin e vitit 2020 në vendin tonë, eksperti i ekonomisë u ndal te tërmeti, pasojat e tij dhe premtimet e kryeministrit Edi Rama për procesin e rindërtimit.

Sipas Sokos, deri tani kemi vetëm 70 shtëpi të ndërtuara dhe dorëzuara, ndërkohë që kërkesa është për 13 mijë të tilla.

Pano Soko: Ne tani në fund të vitit mund të bëjmë edhe një bilanc. Dhe natyrisht në fillim të vitit, të gjithë duke rendur pas deklaratave të kryeministrit besuam se vërtetë, pas një vit, dakord ne nuk besonim 100% atop që thoshte kryeministri por të paktën 50% e atyre që kishin ngelur pa shtëpi duhet të kishin një shtëpi.

Dhe kur vjen viti i ri dhe ne kemi vetëm 70 shtëpi të ndërtuara, natyrisht në projekt janë për tu ndërtuar shumë.

Dritan Hila: 70 shtëpi, shifra është e saktë?

Pano Soko: Po. Shtëpitë janë ndërtuar dhe dorëzuar. Me këto çelsat që shohim nëpër këto rubrika. Kur sheh që janë bërë kaq pak shtëpi dhe kërkesa është diku te 13 mijë. Kemi 13 mijë njerëz që marrin bonos qiraje çka do të thotë janë minimalisht 13 mijë shtëpi. Ne kemi vetëm 70. Këtu çedon muhabeti.

Vendi Lajme rtv ora pano soko Politikë rindertimi termeti dritan hila arena bilanci 2020

EMISIONET