Rinasi bllokon turizmin, shtyhen udhëtimet turistike për Dubai e Turqi

Rinasi bllokon turizmin, shtyhen udhëtimet turistike për Dubai e Turqi

Anulimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit për shkak të protestës së kontrollorëve i ka gjetur të papërgatitura të gjithe linjat ajrore dhe kompanitë e udhëtimit.

Të shumtë kanë qenë udhëtarët që u është dashur të qëndrojnë në pritje.

"Për momentin pjesa më e madhe e udhëtarëve që duhet të niseshin nga Rinasi janë në pritje me fëmijë, me të mitur, me pleq që presin në aeroportin e Rinasit."

Situata e krijuar i ka nxitur operatorët e transportit që fluturimet emergjente ti zhvendosin nga aeroporti i Podgoricës.

"Disa linja ajrore kanë mundur që të risistemojnë këta udhëtarë në udhëtime drejt aeroporteve përreth Shqipërisë si ai Podgoricës apo Prishtinës. I kanë transportuar udhëtarët me autobus drejt këtyre aeroporteve dhe më pas me avionë drejt destinacuioneve të tyre por është një numër i vogël personash që kanë përfituar nga këto ndryshime pasi është e pamundur që të ridrejtosh të gjithë fluturimet dhe të gjithë pasagjerët në aeroporte alternative."

Specialisti i turizmit, Ferjolt Ozuni, thotë se situata në Rinas ka ulur fluksin e personave që kishin planifikuar më parë të udhëtonin pasi nuk dihet sesi do të vijojë kjo situatë.

"Fatkeqësisht kjo situata stopoi edhe ata persona që donin të  udhëtonin në destinacione që lejohen në udhëtime turistike si Dubai apo Turqia. Shumë prej tyre i kanë shtyrë këto udhëtime. Janë të stepur njerëzit".

EMISIONET