Policia kufitare ka sekuestruar një shumë prej 42.000 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Shuma e parave u kap gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e Doganës.

Sipas raportimit të strukturave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Wizz Air me itinerar Luton – Rinas, konstatuan se shtetasi me inicialet B.K. në valixhe kishte të padeklaruara një sasi prej 42.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i Kodit Penal.