Janë riatdhesuar 25 shqiptarë nga Lioni i Francës mesditën e sotme.

Ata janë sjellë me anë të një fluturimi me charter në Rinas, pasi kishin kërkuar azil në Francë.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet.

Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Ndërkohë bëhet me dije se operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.