Rimbyllje në shenjë proteste, Shoqata e Bareve kërkon zgjidhje nga qeveria: Ndalimi i muzikës na falimenton!

Rimbyllje në shenjë proteste, Shoqata e Bareve kërkon zgjidhje

Pas ndalimit të muzikës pas orës 20:00 reagimi i shoqatës së bareve ka qenë i menjëhershëm, duke e konsideruar si një vendim të padrejtë, ata thonë se do mbyllin biznesin në shenjë proteste nëse nga qeveria nuk do të ketë një reagim për shqetësimin e tyre.

Ndalimi i muzikës pas orës 20:00 në çdo shërbim, për përfaqësuesit e shoqatës së bareve është një mbyllje e dytë pasi i penalizon dhe u shkakton shumë humbje.

Renato Panariti, pronar i një prej këtyre shërbimeve shprehet se i kanë dërguar qeverisë një kërkesë për rregullimin e këtij akti normativ dhe kërcënojnë se nëse nuk marrin asnjë reagim do mbyllin biznesin në shenjë proteste.

“Përveç një letre të hapur që do t’i dërgojmë kryeministrit , ministrisë së Financave dhe asaj të Shëndetësisë, do të jetë hapi i radhës, sepse nuk po na lënë të protestojmë në mënyrë të tjera, do të jetë mbyllja e lokaleve.”

Sugjerimi i pronarëve të  këtyre bizneseve është shtimi i kontrolleve për respektimin e masave anti-Covid dhe jo ndalimi i muzikës.

“Ne i paguajmë taksat dhe qeveria ka një polici, që duhet të kontrollojë nëse lokalet i zbatojmë masat. Nuk kemi pse të digjemi të gjithë, pse disa lokale që i dimë shumë mirë kush janë, shkelin aktet normative.”

Akti normativ mbyll të gjitha lokale e natës dhe shërbimet e ngjashme si masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, megjithëse këto biznese nuk u rihapën pas daljes nga fatkeqësia natyrore ndërsa nuk lejohet as muzika pas orës 20:00. 

Vendi Lajme Qeveria proteste ndalimi i muzikes rimbyllje baret faliment

EMISIONET