Aktori Sandër Ruçi, është rikthyer në Shkodër nga Amerika në mes të pandemisë për të përmbushur ritualian e tij artistik, ku cdo vit ngjit në skenë një shfaqje të re.  Bepin Kolvataj bisedoi me aktorin “mjeshtër i madh” për udhëtimin e pazakontë dhe tre projektet artistike.

As pandemia nuk e pengoi të udhëtojë nga Amerika e largët, drejt Shkodrës, lidhjen me të cilën e ka të veçantë.

Aktori Sandër Ruçi ka kryer një itinerar ndryshe këtë herë për të prekur tokën shqiptare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ruçi: Bëra një itinerar nga Miami-Nju Jork, Nju Jork-Serbia, Serbi-Shqipëri.

Si çdo vit ardhjet i ka jo vetëm për pushime, për të takuar miqtë e për t’u ç’mallur me Shkodrën, por edhe për t’i dhuruar notat e humorit për të cilat të gjithë kemi nevojë, e aq më shumë për kohët që po jetojmë.

Ruçi: Nuk është vendim, është rit. Më është kthyer sistem për çdo vit.

Të vish në shtëpi për shumëkënd është diçka e zakontë, ashtu si edhe për Aktorin.

Por të vish përpara publikut që për vite me radhë të ka duartrokitur dhe mbështetur, duhet përherë të jesh i kujdesshëm në materialet që i sërvir. Kështu ka bërë edhe këtë herë.

Ruçi: Kam gati premierën e re është është e plotë. Kam dhe një projekt tjetër.

Këtë herë qëndrimin do ta ketë më të gjatë dhe ndërsa vijon punën në shtëpinë e tij dhe studio për materialet e reja, ai premton se me rihapjen e jetës artistike surprizat e të qeshurat do të jetë dhurata më e bukur për Shkodrën e tij.