Rikthimi i Neymar, nuk është në axhendën e Barcelonës

Rikthimi i Neymar, nuk është në axhendën e Barcelonës

Zgjedhje e Juan Laportas në krye të klubit katalanas ka qetësuar situatën menaxheriale të Barcelonës pas kaosit të krijuar mes skuadrës dhe ish numrit 1, Joseph Bartomeu. Tani prioritet për të gjithë do të jetë rinovimin me Messin dhe më pas blerja e lojtarëve për të siguruar numrin 10 argjentinas se skuadra do të jetë competitive.

Sulmi është një nga repartet që do të preket dhe prej kohësh përflitet për një rikthim të Neymar, lëvizje që do të gëzonte edhe Messin pasi të dy janë shumë miq dhe kanë shkëlqyer edhe në fushë. Siç raportojnë gazetat katalanase që janë pranë klubit, Laporta nuk ka në axhendë të paktën për këte verë që të tentojë blerjen e brazilianit për shumë arsye, por ato të kostove janë kryesore.

Ideja e klubit është të presë dhe synojë Neymar falas kur t’i skadojë kontrata me PSG në 2022 sepse janë të tjerë lojtarë në listen e Koeman si Haaland, Aguero apo Lautaro Martinez.

Hera e fundit kur pati negociata zyrtare mes parizienëve dhe klubit spanjoll për Neymar ishte në verën e 2019, kur asokohe Dr. Sportiv, Abidal zbarkoi në Paris me një ofertë 130 mln euro plus kartonat e Rakitiç dhe Todibo por që në fund nuk rezultuan të suksesshme.

Sport Lajme barcelona Futboll merkato neymar psg

EMISIONET