Rikthimi i bujshëm/ Alvaro Morata mbërrin në Torino

Rikthimi i bujshëm/ Alvaro Morata mbërrin në Torino

Juventus është në kërkim të një sulmuesi prej disa kohësh dhe emrat që janë lakuar kohët e fundit kanë qenë të shumtë, por duket se bardh e zinjtë e kanë gjetur sulmuesin e tyre dhe është një njohje e vjetër, Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll ka qenë pjesë e Juventusit në vitet 2014-2016, ku ka luajtur edhe një finale Champions League ndaj Barcelonës të cilën e humbën me rezultatin 3-1.

Ne vitin 2017 ai u rible nga  Real Madrid për 30 milion euro dhe më pas u transferua tek Chelsea në Angli. Pas aventurës së tij në Premier League, Morata do të transferohej tek Atletico Madrid në spanjë.

Tashmë ai ka mbërritur në Torino dhe pas vizitave mjekësore, do të firmos për një vit me Juventusin.

Sport Lajme Sporte të tjera

EMISIONET