Mbrëmja e sotme ka çelur siparin e Uefa Champions League pas rreth 6 muajsh mungesë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përballë njëra-tjetrës për të mbyllur hesapet për kalimin në fazën tjetër janë Juventus dhe Lyon, ku ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për francezët.

Ndërkohë pjesa e parë e takimit të sotëm në Itali ka përfunduar me rezultatin 1-1, të dy golat e shënuar me penallti.

Fillimisht ishte skuadra franceze që e hapi ndeshjen që në minutën e 12’ me anë të Depay i cili ekekutoi me finesë një 11 metërsh.

Vetëm 2 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, gjyqtari akordoi një penallti për Juventusin e cila u shndërrua në gol nga ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo.

Me rezultatin total 2-1 përfshirë dhe ndeshjen e parë, Lyon kualifikohet në raundin tjetër të Champions League.