Rikthehet shërbimi i transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me stuatën epidemike.

Pas dy javë protestash, bashkia e Tiranës ka pranuar të nisë bisedimet me shoqatën e transportit qytetas. Mësohet se palët për të paktën 1 pikë kanë gjetur dakortësinë. Në rast të shkeljes së rregullave të distancimit social, gjobën e paguan pasagjeri.

“Ju bëjmë me dije vendimin e të gjithë operatorëve të transportit publik në qytetin e Tiranës për rifillimin e shërbimit të transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me stuatën epidemike.

Bashkia Tiranë, sipas kërkesës tone, ka rishikuar dhe ka bërë ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku ndër të tjera, sipas legjislacionit në fuqi, ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve duke bërë të mundur operimin në linjë.

Bazuar nga sa më lart, ne, operatoret e transportit publik në Tiranë, kemi marrë vendimin për të rifilluar shërbimin në linja me kapacitete të përshtatura me kushtet e reja, në respekt të kërkesës së Kryetarit të Bashkisë dhe të qytetarëve të Tiranës, me qëllim mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi në qytet.

Ndërkohë me Bashkinë Tiranë do të vijojnë diskutimi i kushteve për hartimin e një kontrate shtesë me kushte dhe afate të përcatuara për zbatim nga secila prej palëve (bashkia dhe operatorët). Moszabtimi i kushteve të kontratës shtesë do të përbëjë shkak në ditët në vijim për rindërprejen e këtij shërbimi.

Mbetemi shpresë plot se do të plotësohen edhe kërkesat tona ekonomike, të dakortësuara në marrëveshjen me bashkinë, pasi në rast të kundërt, situata e krijuar do të na çojë drejt falimentit të sigurt.

I bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të transportit publik, të respektojnë protokollin e sigurisë antiCovid-19, për shëndetin e tyre dhe të stafit tonë” njoftoi përmes një deklarate Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës (SHKTQ).

Pa distancim në urbane

Ndërkohë te linjat që kanë qenë në funksion vihet re se më së shumti qytetarët kujdesen të ulen në ndenjëset ku nuk bie dielli, e jo atje ku e përcakton protokolli.

Mënyra diagonale, në një prej automjeteve në transportit publik, nuk po respektohet.
Por udhëtarët tregohen të kujdesshëm për përdorimin e maskës.

Fakti që linjat kryesore brenda Tiranës mungojnë, qytetarët zgjedhin të përdorin linjat periferike, megjithëse këto të fundit nuk duhet të ndalojnë në çdo stacion.

Por ndërkohë që brenda kryeqytetit nuk funksionon transporti publik, linjat ndërqytetase kanë nisur punën, por lëvizja deri në terminal është e vështirë për shkak të largësisë nga qendra.

Ndaj një pjesë e udhëtarëve zgjedhin taksitë. Përfaqësues të sindikatës së taksive thonë se puna brenda Tiranës është rritur për këtë arsye, por ka ka pak kërkesa për jashtë kryeqytetit.

Si për taksitë ashtu edhe për autobusët, protokolli anti-covid është i qartë, përdorimi i maskës dhe ruajtja e distancës janë pikat kryesore, por duket se jo në të gjitha rastet këto janë të mundura të zbatohen.