Emisioni i gatimit në RTV Ora, “Kafsho” rikthehet në këtë sezon të ri televiziv me shumë surpriza.


Chef-it të kuzhinës, me një eksperiencë të gjatë në artin e kulinarisë dhe ekranit, Chef Titit i bashkohet edhe gazetari i njohur i RTV Ora dhe Ora News, Ronaldo Sharka, i cili sapo ka mbyllur edicionin e parë me sukses të “Ora Verore”.


“Kafsho”, i cili në fokus ka gatimin dhe humorin, premton risi dhe shumë surpriza këtë sezon.


Si fillim, produksioni premton më shumë receta shqiptare në këtë sezon të ri, të ndërthurura me gjetjet më të reja në kuzhinë apo sekrete kuzhine që vetëm në “Kafsho” do t’i zbuloni, por nuk do të mungojnë as recetat më të reja moderne nga Chef Titi.


Sakaq nga ana tjetër, Ronaldo Sharka i cili njihet për natyrën e tij thumbuese do të sjellë disa rubrika në emision, se për çfarë bëhet fjalë do e zbuloni në ditët në vazhdim.


“Kafsho” fillon së shpejti në RTV Ora, për datën dhe orën prisni dhe pak, do iu njoftojmë ne!