Rikonstruktimi i rrugëve në Durrës u zë vendin taksive, ankohen taksitët: Bashkia nuk na jep zgjidhje

Rikonstruktimi i rrugëve në Durrës u zë vendin taksive,

Rikonstruktimi i rrugë në Durrës, ka lënë taksitë e këtij qyteti pa një vendqëndrim.


Sheshet janë ngushtuar, dhe vendet e posaccme për taksitë janë hequr nga Bashkia.


Barra bie mbi taksistrët të cilët shprehen se edhe pse paguajnë rregullisht taksat, nuk kanë një vend ku të rrinë.

"Ne kemi 6 muaj që nuk kemi vend ku të parkojmë. Paguajmë lekët edhe për parkim, le taksat e tjera por për parkim që paguajmë lekët dhe nuk kemi"


Kanë mbi 6 muaj që nuk gjejnë parking, ndërsa thonë se edhe puna ka rënë sepse qytetarët e kanë të vështirë t’i gjejnë ata.

"Na ka bërë shuëm dëm. Nuk kemi të ardhura fare. Pasagjeri është i çorientuar, ikën na kërkojnë dhe nuk na gjejnë dhe largohen" - thotë taksisti.


Bashkia e durrësit, sipas shoferëve nuk i pret dhe nuk u jep një zgjidhje.

"Bashkia na thotë 'Mos u afroni se jemi me Covid', i themi jemi pa bukë. Kemi shkuar te Policia Bashkiaka por ata nuk na kanë pritur fare" - thotë një taksist.

Vendi Lajme bashkia taksistet taksite

EMISIONET