Rihapja e kazinove, Soko: Strategjia e pastrimit të parave

Rihapja e kazinove, Soko: Strategjia e pastrimit të parave

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në "Ekopolitikë" në RTV Ora ku po diskutohet mbi krizën ekonomike në vend dhe raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, u shpreh se, rihapja e kazinove në të vërtetë është pastrim parash.

Sipas Sokos, Shqipëria ka nevojë tashmë për një Kod Ekonomik pasi strategjitë e qeverive deri tani nuk kanë munguar.

Pano Soko: Ne kemi strategji shumë të mira. Janë me përmbajtje, me logjikë. Por çfarë mendon një kim apo ministër kur merr detyrën? Si të zhvillojmë eko? Jo, si të bëj ndonjë lekë se nuk jam i përhershëm.

Ne duhet të krijojmë një Kod Ekonomik. Duhet ti japim fuqi ligjore. Duhet ti kodifikojmë. Kod Ekonomik, Kod Fiskal. Nëse nuk e shtrëngojmë deri në pikë... Strategji kemi plot".

Rihapja e kazinove në vend

Pano Soko: Strategjia e pastrimit të parave. Hapja erdhi pas mbylljes. Më tregon shumë kush ka qenë qëllimi, rregullimi i tregut në një kanal të caktuar.

Ekonomi Lajme ekonomia Ora kazino

EMISIONET