Ndonëse kanë kaluar 10 vite nga protesta e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona e u plagosën disa të tjerë, ende nuk ka një tablo të plotë të asaj që ndodhi.

Avokati i çështjes, Dorian Matlija, i ftuar në Ora News, tha se nuk ndihet optimist sa i përket rifillimit të hetimeve.

Ai tha se për të rifilluar çështje të tilla, kërkohet vullnet përgjatë gjithë ditëve të vitit, e qeveria të mos kujtohet për vetëm një herë në vit për këtë ngjarje, më 21 janar.

Të vetmen zgjidhje, avokati e mbështeti tek Gjykata e Strasburgut, organ i cili sipas tij mund të detyrojë qeverinë shqiptare për të rinisur hetimet dhe të zbulohet ajo çka ndodhi në atë ditë.

“Nuk e besoj shumë. Nuk jam optimist në këtë aspekt qoftë dhe për faktin që veprimi i fundit i bërë nga polica është bërë dje. Qeveria kujtohet për 21 janarin vetëm më 21 janar të çdo viti. Nuk ka vullnet në 364 ditë të tjera të vitit. Kjo çështje nëse nuk ka vullnet për ditët e tjera të vitit asnjëherë nuk do të zbardhet. Vetëm nëse familjarët do i drejtohen Gjykatës së Strasburgut, e cila më pas do të detyrojë qeverinë shqiptare. Deri më tani pa u detyruar, qeveria shqiptare nuk po tregon ndonjë shenjë pozitive dhe unë nuk jam dhe aq optimist”, tha Matlija.

LEXO EDHE

“21 janari” drejt rihapjes? Policia e Tiranës kërkesë Prokurorisë