"Rifillojmë fuqishëm", Brahim Shima tregon surprizat në ekranet e RTV Ora dhe Ora News

"Rifillojmë fuqishëm", Brahim Shima tregon surprizat në

Kjo e hënë (14 shtator) shënoi fillimin e sezonit të ri mediatik në RTV Ora dhe Ora News ku do të rikthehen të gjitha emisionet e të gjitha zhanreve. Gjithashtu do të vijnë dhe emisione e formate të reja.

Situata në të cilën ndodhet televizioni nuk e ka penguar aspak punën e stafit. Shumë kanë hamendësuar se pas sulmeve të njëpasnjëshme, stafi do të detyrohet të largohet.

Në fakt kryeredaktori i RTV Ora dhe Ora News, Brahim Shima zbulon se gjatë kësaj kohe ka patur vetëm një largim nga puna.

Në një intervistë për RTV Ora, ai thotë se një prej sanitareve të televizionit është larguar dhe është punësuar në Bashkinë e Tiranës.

Shima: Nga kjo e hënë ristartojmë të gjitha emisionet. Nesër do të jetë Sonila Meço në Tempora. Do të ketë ndryshime në çdo emision. Do kemi dhe një tjetër emision, "Dy Botë" nga Pietro Zanniboni. Nuk është vetëm spektakël por është dhe intelekt dhe afrimi i problemeve që kanë shtresat e shoqërisë përmes të rinjve. Juria do gjykojë kompleksin e gjërave. "Kafsho" vjen ndryshe, do të jetë live, jo vetëm me receta. Kjo për të shuar ndoshta hamendësimet që janë hapur. Keni të drejtë, ka pasur një largim. Në dijeninë time një sanitare ka shkuar në Bashkinë e Tiranës. E vlerësoj zonjën në fjalë për punën që ka bërë. Deri më sot ajo që është larguar. Ajo çfarë unë kam konstatuar ku deri përpara 1 muaji kishim ato oshilacione për ato se çfarë po ndodh, tashmë po kthehemi në normalitet. Kemi ndryshime si në formë dhe në imazh. Gazetarët kanë gati investigimet dhe temat që do të ndjekin. Ora News do të jetë akoma më e fortë duke qenë më afër problemit të qytetarëve. Që nesër do të fillojnë surprizat.

Gjithashtu në prag të fillimit të sezonit të ri, Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi përcolli një mesazh për të gjithë stafin e dy televizioneve.

Ai i ka inkurajuar të gjithë stafin e RTV Ora dhe Ora News që të vijojnë punën normalisht dhe të mos dorëzohen nga misioni i përcjelljes me vërtetësi e për tu bërë dritare e fjalës së lirë.

Brahim Shima thotë se ishte një vlerësim i madh dhe se rritja ka filluar të ndjehet.

Shima: Unë nuk jam nga stafi i parë që ka nisur udhëtimin me Ora News, ajo që më bëri përshtypje është vlerësimi nga fillimi i transmetimeve. Presionet që ndiheshin në atë kohë për ngritjen e një media e cila do të ishte kundërvënie e një pushteti, jo me qëllim rrëzimin e pushtetit. Nëse media nuk bën një transparencë atëherë do të jetë një media thjesht pasqyruese pa problem. Kundërvënia ka sjellë përplasje të herëpashershme. Falenderimi i gazetarëve, që prej dy muajsh bëjnë një rezistencë ku jemi nën administrimin e shtetit, ishte një vlerësim i madh për punën e tyre. Është një kompleks i madh për të mbajtur televizionin. Madje me bindje them që rritja ka filluar të ndjehet. Premtimi për të qenë gjithmonë e më të fortë mendoj se ka të bëjë me lirinë që duhet tu jepet gazetarëve qoftë në atë si e përçoni një lajm si dhe të ftuarit që ju merrni. Ne jemi pjesë e shoqërisë. Ne kemi linjat tona për zhvillime të ndryshme.

Vendi Lajme Aktualitet brahim shima rtv ora dhe ora news sezoni i ri mediatik

EMISIONET