Kryeministri Edi Rama ka arritur të takojë fëmijët e riatdhesuar nga kampi famëkeq i Al Hawl.

Rama i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka treguar se është mjaft i lehtësuar, teksa e cilëson operacionin të komplikuar.

Jam i lehtësuar, sepse ishte një operacion i kompikuar. Më vjen shuëm mirë”, ka thënë kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë ka sqaruar se është ngritur një rrjet i nevojshëm për t’i trajtuar të miturit, ndërkohë që shton se ky është një hap për në fazën tjetër drejt shpëtimit edhe të të tjerëve.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se nuk kanë mundur të komunikojnë me Eva Dumanin, motrën e Endri Dumanit që po kthehet në Shqipëri.

Nesër paradite pasi të falenderojmë të gjithë ata që na kanë ndihmuar dhe bashkë do të kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur të gjithë rrjetin e nevojshëm për ti trajtuar. E ëma e fëmijëve është e pamundur. Ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Janë marrë të gjithë të dhënat e fëmijëve të tjerë që janë në kamp dhe presin sinjalin e fundit që është më i vështiri për t’u rikthyer. Dje nuk ka qenë e mundur kontakti me Evën, është mirë por janë pak të komplikuara informacionet”, shton Rama.