Rezulton pozitiv me koronavirus kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Rezulton pozitiv me koronavirus kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus ditën e sotme (2 gusht).

Është vetë ai që e ka konfirmuar përmes një statusi në rrjetin e tij Facebook.

Ai shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.

Situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë serioze teksa edhe ditën e sotme është shënuar një bilanc negativ.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u shënuan 13 viktima të tjera. 

Rajoni Lajme viktima Kosovë Lajmi i fundit koronavirusi ne kosove te infektuar avdullah hoti

EMISIONET