Restaurimi i Xhamisë së Et’hem Beut, rikthimi i një xhevahiri

Restaurimi i Xhamisë së Et’hem Beut, rikthimi i një

Në nisje të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, Xhamia Et'hemBeut, një xhevahir mahnitës i trashëgimisë sonë kulturore, është rikthyer me të gjithë shkëlqimin e vet. Pas një pune kolosale është restauruar deri në detaje.

Ne jemi në fazën përfundimtare të punimeve. Është e gjitha e kompletuar. Ka mbaruar pjesa e restaurimit të afreskeve. Janë përdorur teknikat e fundit të restaurimit. Është bërë një punë kolosale edhe në pjesën e themeleve, për të gjithë hidroizolimin, për gjithë shtimin e funksioneve. Pjesa e restaurimit të çatisë dhe të afreskeve kanë qenë punët me kohëzgjatje më të madhe. Pandemia vërtetë ka penguar, por e riformatuam kantierin me grupe shumë më të vogla dhe kemi arritur në këtë që është një nga punët më të mira, më ekselentë që janë kryer në Shqipëri, në restaurime të tilla xhamish”, - u shpreh ministrja e kulturës ElvaMargariti, gjatë vizitës që bëri sot, Kryeministri Edi Rama në Xhaminë e Et'hemBeut.

Një muaj agjërimi të pranuar dhe Zoti qoftë me ju dhe me shqiptarët”, - uroi Kryeministri Rama besimtarët myslimanë, teksa shprehu besimin se ky do të jetë edhe një muaj i afrimit vendimtar me dritën në fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë

Deri përpara një muaji e pak ishte pothuajse e paimagjinueshme që do të hynit në muajin më të rëndësishëm të vitit të lehtësuar jo pak nga shtrëngesa e tmerrshme e pandemisë. Edhe me zgjatjen e orarit do të keni mundësi që të bëni të gjithë ritualet. Kam shumë besim që ky muaj do jetë energjizues dhe me daljen nga tuneli i pandemisë, me hapjen e sezonit turistik, me hapjen e të gjitha punëve për njerëzit, të dalë nga ajo që thoni ju, “pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi”, do kemi një perspektivë krejt tjetër. Përfitoj nga rasti t’i uroj gjithë komunitetit një muaj agjërimi të pranuar dhe Zoti qoftë me ju dhe me shqiptarët.”

Lexo edhe: Nis muaji i Ramazanit, urimet e politikës: Agjërim të lehtë e të pranuar

Vendi Edi Rama Kultura Lajme Politikë tirane restaurimi xhamia Aktualitet ethem beu

EMISIONET