Forcat special RENEA kontrolluan më shumë se dhjetë banesa në një operacion blic të kryer në zonën e Niklës në Krujë dhe në Durrës, në përpjekje për të kapur Lulzim Berishën. I shumëkërkuari nga SPAK që nga dhjetori i vitit 2020 rezulton i larguar nga Shqipëria, por hetuesit duket se kanë pasur të dhëna se mund të fshihej në Shqipëri. Për këtë arsye SPAK i ka kërkuar policisë të kontrollojë më shumë se dhjetë banesa, por nga kontrollet i shumëkërkuari nuk është gjetur.

Forcat special të policisë kanë kontrolluar më shumë se dhjetë banesa në zonën e Krujës, Fushë Krujës dhe Durrësit në përpjekje për të kapur Lulzim Berishën, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Edhe pse në sistemin TIMS, rezulton se Lulzim Berisha, është larguar jashtë Shqipërisë, në rrugë operative duket se hetuesit kanë pasur  informacione se i shpallurin në kërkim prej datës 8 dhjetor 2020, mund të fshihej në Durrës e Nikël.

Në orët e vona të natës, SPAK ka urdhëruar RENEA-n, që të zbatojë një vendim gjykate për ushtrimin e kontrollit të menjëhershëm.

Qëllimi i operacionit ka qenë kapja e Lulzim Berishës, por dhe sigurimi i armëve apo çdo sendi të paligjshëm, me qëllim ngritjen e akuzës.

 Kontrolle janë kryer në banesën e vëllezërve Durim Bami, Valter Bami, Bedri Hakës, Marklen Hakës, Gentjan Koçit, Ylli Çangut, Ervin Kodrës dhe disa personave të tjerë në qytetin e Durrësit.

Përveç, Valter Bamit dhe një personi tjetër që është gjendur në banesë,askush nga këta individë nuk është ndaluar, duke mos u gjendur.

Policia e shtetit tha se zyrtarisht se kontrollet janë kryer në funksion të një procedimi penal të SPAK, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Të njëjtat banesa janë kontrolluar nga policia kriminale dhe në muajin nëntor 2020, kur Durim Bami dhe kushëriri i tij, Ervin Kodra i shpëtuan një atentati të mirëorganizuar me 13 plumba automatiku në zonën e Tapizës.

Pas atentatit, Durim Bami, nuk u gjend në vendngjarje por edhe në banesë, ndaj policia kontrolloi dhjetëra ambiente në nëntor 2020.

Ndërkohë nga kontrolli i kryer së fundi gjatë natës, nuk është arritur të gjendet asnjë shenjë e Lulzim Berishës, i cili akuzohet nga prokuroria për akuzën e vrasjes së Klodian Saliut dhe biznesmenit Vajdin Lamaj, krime këto të ndodhura në muajin shkurt 2005 në Durrës dhe Tiranë.

Për këto dy ngjarje deri në këtë fazë të hetimit janë arrestuar Emiljano Shullazi, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Indrit Taullai.