Kthimi nga zonat e plazheve ka rënduar së tepërmi trafikun në aksin Lezhë-Milot.

Nga Shëngjini në drejtim të Milotit trafiku është mjaft i rënduar, pothuajse i pakalueshëm.

Policia devijon makinat për të lehtësuar trafikun, por në shumë raste ndeshet me kundërshtinë e shoferëve të cilët duan të lëvizin në aksin kryesor Lezhë-Milot.

Ndërkohë më herët Policia e Shteti bëri me dije se ka dalë në patrullim në akset kryesore të vendit për të menaxhuar situatën.