561 raste të reja dhe 22 të vdekur.

Ky është bilanci i Covid-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Shkup, mes 22 viktimave është edhe një 35 vjeçar.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-271, Kumanovë-29, Dibër-2, Shtip-19, Prilep-33, Tetovë-26, Veles-20, Strumicë-32.

Ndërkohë 197 pacientë e kanë fituar betejën me virusin.

Nga nisja e pandemisë shteti fqinj numëron 26,954 të infektuar dhe 919 viktima.

/a.r, OraNews