Rëndohet bilanci në Kosovë, 13 viktima dhe 245 raste të reja me covid në 24 orët e fundit

Rëndohet bilanci në Kosovë, 13 viktima dhe 245 raste të reja

Situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë serioze teksa edhe ditën e sotme është shënuar një bilanc negativ.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u shënuan 13 viktima të tjera ku në total 249 qytetarë kanë humbur betejën me virusin.

Ndërsa i lartë mbetet dhe numri i të infektuarve ku nga 468 tampone të marra u shënuan 245 raste të reja.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë shëruar edhe 133 pacientë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 4,863. Raste aktive ndërkaq janë 3,687.

Që prej 13 marsit kur u shënuan rastet e para me COVID-19, në Kosovë janë regjistruar 8,799 raste me koronavirus.

Rajoni Lajme viktima Kosovë koronavirusi ne kosove te infektuar

EMISIONET