Edhe këtë të martë, Kosova shënoi një rritje të numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit..

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u shënuan 13 viktima duke e çuar numrin total të viktimave në 269.

Gjithashtu këtë të martë u raportuan 225 raste të reja nga 477 teste të kryera në të gjithë vendin.

Numri total i të infektuarve me koronavirus është 9.274.

Deri më tani janë shëruar 201 pacientë, ndërsa raste aktive janë 3.815.

Gjatë javëve të fundit është shënuar rritje e numrit të rasteve të të infektuarve dhe atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen.

Me koronavirusin e ri janë infektuar edhe zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikë përfshirë, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, zëvëndëskryeministrin, Driton Selmanaj, dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Nga sëmundja është shëruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Nga një raport i publikuar një ditë më parë, muaji korrik është konsideruar si muaji më vdekjeprurës për shkak të covidit ku gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 208 persona.