Rëndohet bilanci në Kosovë: 13 viktima dhe 171 raste të reja me Covid-19

Rëndohet bilanci në Kosovë: 13 viktima dhe 171 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 13 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në 354.

Ndërkohë, janë regjistruar edhe​ 171 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 463 mostrave.

Sipas të dhënave të këtij Instituti, po në 24 orët e fundit, janë regjistruar edhe 190 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,988.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10,590 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Disa laboratorë në Prishtinë, të licencuar për teste serologjike për koronavirus, kanë nisur punën duke njoftuar se çmimet variojnë nga 25 deri në 50 euro, varësisht nga numri i testeve për antitrupa.

Rajoni Lajme Kosovë koronavirusi ne kosove

EMISIONET