FIFA ka publikuar rënditjen e Kombëtareve pak pas përfundimit të ndeshjeve në Nations League.

Belgjika renditet e para, me një diferencë shumë të vogël para Francës, ndërsa vendi i tretë plotësohet nga Brazili.

Sa i përket Shqipërisë, kombëtarja kuqezi është ngjitur me tre vende krahasuar me rënditjen më të fundit, duke zënë vendin e 66.

Djemtë e Edi Rejas rënditet pas Maqedonisë së Veriut dhe para Arabisë Saudite.

Sa i përket Kosovës, Përfaqësuesja e Dardanëve rënditet në vendin e 117.