Rekord infeksionesh me Covid, 135 raste pozitive, 122 pacientë të shtruar në spitale

Rekord infeksionesh me Covid, 135 raste pozitive, 122 pacientë të

Vazhdon numri i lartë i infeksioneve me Covid-19 në vendin tonë. Vetëm në 24 orët e fundit nga 586 testime të kryera, 135 kanë rezultuar pozitive me virusin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Ndërkohë ka një ulje të viktimave, me vetëm një të vdekur këtë të premte.

"Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana".

Edhe numri i të shëruarve ka shënuar rritje, 72 në 24 orë.

Por vijon të mbetet i lartë numri të shtruarve në dy spitalet Covid, plot 122 pacientë, 3 prej tyre në intubim.

"Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar".

COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)
Testime totale 44881
Raste pozitive 6151
Raste të shëruara 3227
Raste Aktive 2735
Humbje jete 189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1558
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29

Vendi Shendetësi Lajme koronavirusi ne shqiperi

EMISIONET